Edicioni i 18 i “Rally Albania”, 230 garues për çmimin e madh

Formula 1

Edicioni i 18 i “Rally Albania”, 230 garues për çmimin e madh

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:10
Edicioni i 18 i “Rally Albania”, 230 garues për çmimin e madh

Edicioni i 18-të i “Rally Albania”. 230 garues nga 22 shtete të ndryshme të botës, i janë bashkuar kompeticionit të këtij viti, ku përveçse garës sportive, qëllimi i organizatorëve është edhe promovimi turizmit vendas.

Dhjetëra motorë garash të “Rally Albania 2022” dhuruan spektakël mbrëmjen e kaluar në rrugët e Durrësit.

Ata u nisën xhiron e tyre nga “Muzeu i Dëshmorëve” për të ndalur në Vollga, ku u mbajt ceremonia e hapjes e “Rally Albania” për këtë vit.

Itinerari do të vazhdojë drejt Tropojës, Pogradecit, Beratit dhe për të përfunduar në Tiranë, ku do të shpallet fituesi i “Rally Albania 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat