Gara “vdekjeprurëse” në ishullin e Manit

Formula 1

Gara “vdekjeprurëse” në ishullin e Manit

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:22
Gara “vdekjeprurëse” në ishullin e Manit

Ishulli i Manit, që gjendet mes Anglisë dhe Irlandës, veç të tjerash është i njohur edhe për garën e motorëve “Turist Trophy”, aktivitet që zhvillohet që nga viti i largët 1910 dhe ku marrin pjesë të pasionuarit pas garave të shpejtësisë.

Ndërsa aktiviteti në pistë vazhdon, vjen lajmi i keq për një tjetër humbje jete, e katërta në gjashtë ditë dhe e 261-ta që kur ky event ka nisur të organizohet në këtë ishull.

Në këtë rast, viktima është César Chantal, një shofer autobusi. Francezi pati një aksident të rëndë në garën e parë të zhvilluar të shtunën e kaluar, ku si pasojë atë ditë humbi jetën pasagjeri i tij, bashkëkombësi i tij Olivier Lavorel. Chantal, në gjendje kritike, u dërgua në spitalin Universitar Aintree në Liverpool.

Megjithatë, mjekët nuk kanë mundur ta shmangin më të keqen vdekjen, gjë që u konfirmua nga babai i pilotit, Gilles Chantal, i cili donte të theksonte se djali i tij kishte jetuar një ëndërr, pasi ai gjithmonë kishte dashur të garonte në Ishullin e Manit.

Në fakt, aktiviteti në rrugët e ishullit vazhdon. Të premten do të zhvillohet gara e dytë në të cilën do të kujtohen dy viktimat, Chantal dhe Lavorel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat