Hamilton merr vlerësimin e veçantë nga Brazili

Formula 1

Hamilton merr vlerësimin e veçantë nga Brazili

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:23
Hamilton merr vlerësimin e veçantë nga Brazili

Ashtu sikurse ishte përfolur më parë, piloti britanik Lewis Hamilton është nderuar me çmimin e “Qytetar nderi i Brazilit”.

Ky titull iu dha sot 7 herë kampionit të botës në Formula 1, një vlerësim për rezultatet e arritura në këtë sport dhe marrëdhënieve të shkëlqyera që ai ka me vendin amerikano-latin.

“Kongresi Kombëtar ka vlerësuar Sir.Lewis Carl Davidson Hamilton si qytetar nderi të Republikës Federale të Brazilit, titull që hyn në fuqi nga data e publikimit të këtij akti”, thuhet në dokumentin zyrtar të publikuar në Brazil.

Hamilton ka komentuar këtë vlerësim përmes një publikimi në rrjetet sociale: “Kam mbetur pa fjalë nga ky vlerësim. Sot m’u dha vlerësimi si qytetar nderi i një prej vendeve që unë preferoj më shumë në botë. sinqerisht nuk gjej fjalë në këto momente. Faleminderit Brazil, të dua. Mezi po pres të jem sërish aty”.

Në Brazil, Lewis Hamilton ka fituar titullin e parë kampion bote në Formula 1 në vitin 2007. Ndërsa vjet, në pistën e Interlagos ai u bë protagonist i një fitoreje të jashtëzakonshme. Të shtunën, në garën sprint ai u nis nga vendi i fundit dhe u rendit i gjashti, ndërkohë që triumfoi pas 24 orësh, në garën e ditës së diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat