Leclerc mban lart flamurin e Ferrarit

Formula 1

Leclerc mban lart flamurin e Ferrarit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 17:57
Leclerc mban lart flamurin e Ferrarit

Formula 1 rikthehet këtë javë me një tjetër pistë qytetase pas asaj të Monte-Carlos. Këtë herë garohet në Baku të Azerbaxhanit, teksa fundjava ka nisur me provat e lira të cilat janë mbyllur nën kryesimin e Charles Leclerc të Ferrarit. Piloti i skuderisë italiane kërkon të rikthehet protagonist pas zhgënjimit në shtëpinë e tij teksa fundjavën e ka nisur me “këmbë të mbarë”.

Megjithatë, monegasku nuk mund të qëndrojë i qetë duke qenë se në pasqyrat e tij vijnë “kërcënueshëm” dy pilotët e Red Bull, Sergio Peres dhe Max Verstappen. Meksikani konfirmon formën pozitive të këtij sezoni, ndërsa pak më i shkëputur nga dyshja e parë, ishte ai që kryeson kampionatin Botëror, Verstappen, i cili ende duhet të gjejë disa përmirësime në makinën e tij.

Ndërkaq, një paraqitje e shkëlqyer e Fernando Alonsos që regjistroi kohën e katërt më të mirë ndërsa vetëm i pesti piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz.

Sakaq, sinjale negative për Mercedesin, teksa George Russell regjistroi kohën e shtatë më të mirë ndërsa nga krahu tjetër, Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 12-të. Kujtojmë se provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë ndërsa të dielën është programuar gara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat