Garuesit e Kosovës presin rezultate të mira në Krujë

Formula 1

Garuesit e Kosovës presin rezultate të mira në Krujë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:30
Garuesit e Kosovës presin rezultate të mira në Krujë

Garues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Kroacia, gjatë dy ditëve të fundjavës do t’i shfaqin aftësitë e tyre në shtegun atraktiv të Krujës, ku për herë të tetë mbahet gara e disiplinës malore për çmimin e madh “Trofeu Skënderbej”.

Gara në Krujë gjithmonë është atraktive, e njëkohësisht edhe e rëndësishme, për faktin që garuesit tanë marrin pikë për Kampionatin e Kosovës dhe atë të FIA CEZ.

Gazmend Demolli, Ismail Smani, Amir Gashi, Valon Mehmeti, Arjeta Rysha, Valdrin Krasniqi, Hysen Iseni, Drilon Krasniqi, Diellon Kelmendi, Kastriot Buçaj, Artan Jahja, Ardit Namligjiu, Jeton Abdulahu, Burim Berisha, Alban Berisha, Maliq Cufa, Besnik Morina, Valon Rexhepi, Valdet Kaçandolli, Ernest Daka, Qazim Isufi, Valon Jaha, Armend Selimaj, Fatos Krasniqi, Lëndrim Dogani, Faton Rama e Deniz Abdullahu janë garuesit kosovarë që kanë aplikuar për pjesëmarrje deri të premten në mesditë.

Disa prej tyre janë shprehur optimistë për rezultate të mira, pavarësisht faktit që konkurrenca është e fortë.

Po ashtu, edhe në skuadrën organizative, do të ketë zyrtarë nga Federata e Auto Sportit e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat