Szasz fiton në Krujë, Demolli e Kaçandolli në podium

Formula 1

Szasz fiton në Krujë, Demolli e Kaçandolli në podium

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 00:41
Szasz fiton në Krujë, Demolli e Kaçandolli në podium

Ka përfunduar gara në disiplinën malore “Trofeu Skënderbej”, e cila gjatë kësaj fundjave u mbajt në Krujë.

Hungarezi Laszlo Szasz është fitues i garës së sivjetme. Ai me Raynard Zytek, deri te fitorja arriti me kohën 04:39.918 minuta.

Pozita e dytë i takoi garuesit tonë, Gazmend Demollit, i cili me Radicall SR8 LM, në krahasim me fituesin u vonua për 05.809 sekonda.

Podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithëm u plotësua me Valdet Kaçandollin, i cili pati kohën 05:07.992 minuta.

Edhe garuesit tjerë të Kosovës patën paraqitje shumë të mirë, ndërsa në mesin e dhjetë të parëve u gjendën edhe: Valon Rexhepi, Ernest Daka e Fatos Krasniqi.

Rëndësia e garës për garuesit tanë ishte e dyfishtë, duke marrë parasysh se poentohet për Kampionatin e Kosovës dhe Kampionatin FIA CEZ.

Sa i përket kampionatit vendor, në plasmanin ekipor, në pozitën e parë u rendit Racing Team Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat