Çmimi i Madh i Australisë në Formula 1, arrihet një akord afatgjatë

Formula 1

Çmimi i Madh i Australisë në Formula 1, arrihet një akord afatgjatë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 00:01
Çmimi i Madh i Australisë në Formula 1, arrihet një akord afatgjatë

Lajm i rëndësishëm për Formula 1. Çmimi i Madh i Australisë do të mbahet në Melbourne, marrëveshje kjo që është e vlefshme deri në vitin 2035.

Akordi është arritur dhe njoftimi ka ardhur në faqet zyrtare.Edhe pse kishte kohë, pasi në funksion ishte një marrëveshje deri në vitin 2025, është parë e arsyeshme që të nënshkruhet një dokument akoma më afatgjatë.

Në këtë pistë do garojnë gjithashtu për herë të parë prej vitit 2023 edhe Formula 2 dhe Formula 3.

“Çmimi i Madh i Australisë do të jetë në kalendarin e garave të F1 deri në të paktën 2035 në Melburn” – shkruhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat