Verstappen bën ligjin edhe në Kanada

Formula 1

Verstappen bën ligjin edhe në Kanada

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:12
Verstappen bën ligjin edhe në Kanada

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot në mbrëmje garën e Cmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montreal. Ai e komandoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke mos e dorëzuar atë edhe kur në pistë hyri makina e sigurisë, që rihapi garën. Ai shkëputet 46 pikë nga ndjekësi më i afërt, shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, që u tërhoq nga gara.

I dyti u klasifikua spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz, që gjatë 15 xhirove të fundit sulmoi holandezin, por pa sukses, duke mos e parakaluar dot. Në vendin e tretë u klasifikua 7 herë kampioni i botës në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton me Mercedes, që rikthehet në podium pas disa garash.

Një garë mjaft interesante, karakterizuar edhe nga dy “makina të sigurisë virtuale”, duke bërë që skuadrat të aplikojnë strategji të ndryshme për gomat. Gjithsesi, Verstappen ishte i pakapshëm nga rivalët, duke treguar edhe një herë se është kampion bote, duke korrur suksesin e 6-të sezonal.

Një rezultat pozitiv arriti edhe Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari, që u nis nga vendi i 19-të dhe e mbylli atë në vendin e 5-të. Para tij u klasifikua makina tjetër Mercedes, ajo e George Russell. Në “top-10” u renditën edhe Ocon e Alonso me Alpine, Bottas e Zhou me Alfa Tauri si dhe Stroll me McLaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat