“Red Bull FMX Jam SHOW” të dielën në Prishtinë

Formula 1

“Red Bull FMX Jam SHOW” të dielën në Prishtinë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:00
“Red Bull FMX Jam SHOW” të dielën në Prishtinë

“Red Bull FMX Jam” është format i shfaqës të akrobacioneve me motoçikleta kross dhe në kuadër të ekipit FMX Forever i cili këtë të diele do të zhvillohet edhe në Prishtinë.

Rast unik për mos ta humbur në Prishtinë, një shfaqe plot adrenaline dhe stile të ndryshme akrobatike.

Ekipi i përbërë nga udhëheqësi Jimmy Jimbo Verburgh atlet I brenduar I Red Bull, Radek Bilek nga Çekia, belget Gilles Dejong dhe Mick Van Dijck, do të arrijnë në Prishtinë këtë fundjave për ti lene pa fryme shikuesit me performance 50 minutshe.

Ky ekip funkcionon në nivel botëror shtrirë në të gjithë kontinentet, duke filluar nga disa mega metropole si Nju Delhi, Taiëan, Lima, Atina, Berlin etj.

Andaj, Me datë 26/06/2022, në Prishtinë, Sheshi Zahir Pajaziti në orën 12:00 mund të bashkangjiteni për të ndjekur këtë ngjarje të pa parë më heret!

Vizioni i kësaj shfaqe është promovimi dhe avansimi i komunitetit global të motoçiklistëve, sjellja e skenës ndërkombëtare sportiste në vendin tonë dhe po ashtu promovimi i sporteve të brendit Red Bull.

Bashkpunëtor i ngjarjes është Komuna e Prishtinës dhe Federata e Motoçiklistëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat