Ish-piloti i Mercedesit injoron

Formula 1

Ish-piloti i Mercedesit injoron

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 00:06
Ish-piloti i Mercedesit injoron

Dueli në xhirot e fundit mes Max Verstappen dhe Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Kanadasë, evidentoi së tepërmi dobësinë e pilotit të Ferrarit për të sulmuar në mënyrë agresivë holandezin, edhe pse dukej se makina e tij ishte më superiore se RedBulli.

Në fakt, Sainz ende nuk ka fituar një garë në karrierën e tij ndërsa ish-piloti kampion i Botës në vitin 2016 me Mercedesin, Nico Rosberg thekson së fundmi se Sainz nuk ka material kmapioni.

“Sainz është një pilot i denjë, por të paktën për momentin nuk është i denjë për të garuar për titullin kampion. Nuk ka ende material kampioni. Në këtë sezon, Leclerc ka qenë shumë më mirë dhe ka marrë të gjithë vëmendjen duke lënë në hije Sainz.

Prandaj, në fillim Sainz duhet të arrijë në nivelin e Leclerc dhe më pas të pretendojë për më shumë. Ndoshta ende nuk është orientuar me makinën, pasi edhe Ferrari ka ndryshuar shumë dhe duhet të adaptohet”, u shpreh Rosberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat