Madridi, kandidat për një garë në Formula 1

Formula 1

Madridi, kandidat për një garë në Formula 1

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:55
Madridi, kandidat për një garë në Formula 1

Kryeqytendra e Spanjës, Madridi, kërko që të organizojë një garë të Formula 1, në të ardhmen.

Pasi dolën informacione se Nica ishte e interesuar për një gjë të tillë, u shfaq edhe emri i kryeqytetit spanjoll.

Në të kaluarën, garat e Formula 1, janë zhvilluar në qarkun “Harama” në Madrid, por për momentin ajo nuk i plotëson kushtet për gara

Tani ka dy opsione për një garë të Formula 1 në Madrid. E para është rinovimi i pistës “Harama”, ndërsa e dyta është ndërtimi i një piste të re modern, që do të plotësojë të gjitha kriteret e FIA-s.

Aktualisht, ka vetëm një garë të Formula 1 në Spanjë, dhe ajo është në Barcelonë, në pistën “Katalunja”, e cila ka marrëveshje deri në vitin 2026.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat