Baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare/ Ish-pronari i Formula 1 thyen rekord

Formula 1

Baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare/ Ish-pronari i Formula 1 thyen rekord

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 22:25
Bernie Ekleston

Në kufijtë e çmendurisë! E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1, Bernie Ekleston, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, manjati britanik ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e tij pak më shumë se 1-vjeç të quajtur Ace. Fëmija më i madh i Eklestone është vajza Deborah sot 67 vjeç.

Vlen të theksohet se Ace, erdhi në jetë nga bashkëshortja e 91-vjeçarit, Fabiana Flosi, në vitin 2020, por ky fakt është mbajtur i fshehtë. Edhe formula dhe menyra se si ka ardhur në jetë fëmija, nuk është zbuluar ende në media.

Ekleston ka vendosur kurorë me bukuroshen Fabiana në vitin 2012. Në një intervistë dhënë për “Daily Mail”, ish-bosi i Formula 1 bën të ditur se bashkë me familjen e tij po jeton në një vilë të bollshme në Ibiza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat