Red Bulli e përjashtoi garuesin e tij

Formula 1

Red Bulli e përjashtoi garuesin e tij

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:28
Red Bulli e përjashtoi garuesin e tij

Ëndrrat e Juri Vips për të garuar në Formula 1 janë shuar, të paktën për momentin.

Red Bulli ka njoftuar zyrtarisht se e ka përjashtuar nga skuadra ngasësin junior për shkak të përdorimit të fjalëve raciste në një video-lojë online.

21 vjeçari ishte duke luajtur në lojën e famshme online Call of Duty: Warzone me ngasësin tjetër të Red Bullit, Liam Lawson, kur ai e përdori fjalën “nigger”, që është ofenduese për njerëzit me ngjyrë.

Pas këtij rasti, Red Bulli menjëherë e bëri një hetim të plotë pas lajmërimit që ia bënë fansat në rrjetet sociale, ndërsa ai e mori “flamurin e kuq” ende pa e nisur garën e parë në Formula 1.

“Pas hetimeve rreth incidentit online ku u përfshi Juri Vips, Oracle Red Bull Racing e ka mbyllur kontratën me Juri. Klubi nuk e pranon asnjë lloj forme të racizmit”, ka njoftuar Red Bulli.

Ndërkohë, ngasësi ka kërkuar falje për atë që e ka bërë, ndërsa shtoi se nuk është në natyrën e tij ta fyejë askënd, e aq më pak në baza racore.

Ngasësi estonez ishte duke e kaluar sezonin e tretë në Formula 2, duke u renditur në vendin e shtatë në renditjen e pilotëve.

Ai ishte në garë për të kaluar në Formula 1 në një të ardhme jo fort të largët.

Sidoqoftë, tash i duhet ta gjejë një klub tjetër dhe të mundohet ta realizojë ëndrrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat