Spanjolli i Ferrarit, “pole position” historik në Silverstone

Formula 1

Spanjolli i Ferrarit, “pole position” historik në Silverstone

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 18:10
Spanjolli i Ferrarit, “pole position” historik në Silverstone

Carlos Sainz fiton “pole position” për Çmimin e Madh të Britanisë, që korrespondon me garën e 10-të të Formula 1 në këtë sezon. Për spanjollin e Ferrarit është hera e parë në karrierë që fiton “pole position”, duke lënë pas Max Vesrtappen për vetëm 72 të mijtat.

Ferrari tjetër i Charles Leclerc do të niset në rreshtin e dytë, i ndjekur nga Red Bulli i Sergio Perez.

“Pole position” i parë nuk harrohet kurrë dhe nëse arrin në një pistë ikonike dhe historike për F1, sigurisht që ka një shije unike. Carlos Sainz ishte i mrekullueshëm, spanjolli i befasoi të gjithë në fund të një sesioni kualifikues të ndikuar nga reshjet e shiut.

Në pistën e lagësht e drejtoi në mënyrë të përsosur “kokëkuqen” e tij, për ëndërruar pse edhe suksesin në garë.

Piloti madrilen, megjithatë, do të duhet të luftojë në fillim me Max Verstappen, i cili me siguri do të jetë agresiv që në kthesën e parë për të parakaluar Ferrarin e spanjollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat