Sainz flet pas suksesit të parë me Ferrarin

Formula 1

Sainz flet pas suksesit të parë me Ferrarin

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 19:45
Sainz flet pas suksesit të parë me Ferrarin

Piloti i Ferrarit, Karlos Sainz arriti të regjistronte fitoren e parë të karrierës me triumfon në Çmimin e Madh të Britanisë. Në përfundim të garës piloti u ndal të komentonte emocionet pas fitores të cilat, me momentin që u konsiderua nga ana e tij si special.

“Sot edhe Hemilton ishte në ditën e tij më të mirë, por arrita ta mbroja rezultatin dhe fitoren. Nuk ishte e thjeshtë dhe Vershtapen më kërcënoi disa herë, por isha i vendosur për tja dalë. Situata me makinën e sigurisë më bëri të besojë te kreu dhe ja dola.

Kanë ndodhur shumë gjëra këto kohë, por ja dolëm. Është diçka speciale, kjo fitore këtu është shumë e rëndësishme për mua.”, u shpreh Sainz.

Ndërsa nga piloti tjetër i Ferrarit, Leklerk u shpreh i zhgënjyer nga skuadra, për të cilën tha se kreu disa gabime që i kushtuan podiumin.

“Dola i katërti për shkak të disa gabimeve nga menaxhimi në bokse. Nuk e di nëse mund të bëhej diçka tjetër, por këto gabime më kushtuan.”, u shpreh Leklerk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat