Ferrari paralajmëron Leclerc pas akuzave

Formula 1

Ferrari paralajmëron Leclerc pas akuzave

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:27
Ferrari

Charles Leclerc nuk ishte i kënaqur me rezultatin e garës së Silverstone, ku u rendit i katërti. Strategjia që zgjodhi “kokëkuqja”, për të futur në bokse vetëm Carlos Sainz dhe jo Leclerc bëri që spanjolli të fitojë garën, ndërsa monogasku humbi podiumin.

Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, dy ditë pas garës ka sqaruar gjithçka: “Së pari, Charles duhet të qetësohet dhe të kuptojë se ka një arsye përse në zgjodhëm atë strategji. Të mos harrojë se për ne rëndësi ka skuadra dhe jo rezultati individual”.

“Charles po bënte një garë fantastike, por rrethanat bënë që ne të zgjidhnim Sainz për në bokse, pasi Charles kishte goma më të freskëta. Nuk kishim kohë të mjaftueshme që t’i fusnim të dy, pasi kështu do të humbiste edhe më shumë pozicione”, tha Binotto.

“Ne shpresonim që gomat e të tjerëve të degradonim më shpejt, por gjërat nuk shkuan kështu. Gjithsesi, Leclerc bëri një garë të madhe, ndaj duhet të jetë krenar dhe jo të akuzojë. Ne duam që të dy pilotët tanë të fitojnë, këtë herë ishte radha e Sainz dhe e përgëzojmë”, tha Binotto.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat