U përfshinë në aksidentin e frikshëm në Silverstone, merret vendimi

Formula 1

U përfshinë në aksidentin e frikshëm në Silverstone, merret vendimi

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:00
U përfshinë në aksidentin e frikshëm në Silverstone, merret vendimi

Pilotët Alexander Albon dhe Guanyu Zhou mund të garojnë këtë fundjavë në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Ata u përfshinë tri ditë më parë në një aksident të frikshëm në pistën britanike të Silverstone.

Albon përfundoi në spital për kontrolle, ndërsa makina e Zhou përfundoi kokëposhtë dhe më pas u përplas pas barrierave. Gjithsesi, të dy pilotët janë mirë dhe është konstatuar se ata mund të zbresin në pistë që këtë fundjavë.

Mjekët kanë dhënë “OK”-in e tyre për dy pilotët, që do të testojnë veten në provat e lira ditën e premte.

Aksidenti i Zhou ishte vërtet i frikshëm, pasi njëvendëshja e tij eci dhjetra metra kokëposhtë, por sistemi “halo” i shpëtoi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat