Verstappen dominon dhe fiton në Austri

Formula 1

Verstappen dominon dhe fiton në Austri

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 17:41
Verstappen dominon dhe fiton në Austri

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën “sprint” të zhvilluar në pistën austriake të Spielberg.

Në pistën e shtëpisë së Red Bull dhe i mbështetur nga një “det” me tifozë portokalli, ai nuk zhgënjeu, duke e komanduar garën nga xhiro e parë deri tek e fundit.

I dyti u klasifikua piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, që la pas shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz. Ata nuk patën asnjë shans të duelojnë me holandezin, duke u mjaftuar me dy vendet e tjera të podiumit. I katërti u rendit britaniku George Russell me Mercedes.

Në zonën e pikëve hynë edhe Perez, Ocon, Magnussen e Hamilton (tetë të parët).

Një garë që nisi me probleme për Alonso, makina e të cilit u fik që në start. Më pas gara ishte e qetë dhe me pak parakalime në krye. U dallua Hamilton, që në dy xhirot e fundit hyri në zonën e pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat