Piloti sherr me skuadrën pas zërave për largim

Formula 1

Piloti sherr me skuadrën pas zërave për largim

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:46
Piloti sherr me skuadrën pas zërave për largim

Situata te McLaren nuk është aspak e qetë. Makina britanike nuk është në nivelet e pritura këtë sezon të Formula 1 dhe në qendër të kritikave ka përfunduar piloti australian Daniel Ricciardo.

Ai ka ende edhe një vit kontratë me McLaren, por ditët e fundit është përfolur për largimin e tij.

Ricciardo ka 47 pikë më pak se shoku i tij i skuadrës Lando Norris, por ai nuk e sheh këtë gjë si një problem. Australiani ka ende edhe një vit kontratë me McLaren dhe ai do ta respektojë atë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka sqaruar situatën.

“Ka patur shumë zëra në lidhje me të ardhmen time në Formula 1, por po ua them unë të vërtetën. Unë jam i impenjuar me McLaren deri në fund të vitit tjetër dhe nuk po largohem nga ky sport”, thotë Ricciardo.

Më tej, australiani shkruan: “E kuptoj që gjërat nuk janë gjityhnjë të lehta, por kush i do gjërat e lehta. Po lodhem shumë, bashkë me skuadrën për të bërë progrese, për të sistemuar makinën dhe ta rikthejmë në majë ku dhe dueht të jetë. Këtë gjë e dua më shumë se kurrë. Shihemi garën e ardhshme në Francë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat