Demolli e AK Ferizaj të parët në Brezovicë

Formula 1

Demolli e AK Ferizaj të parët në Brezovicë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:17
Demolli

Gazmend Demolli është fitues i garës “Brezovica 2022”.

Shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometra, anëtari i Prishtina Racing Team, me Radicall RS8 LM, e kaloi për kohën 04:08.199 minuta.

Pozita e dytë i takoi Valdet Kaçandollit me Suzuki Swift, po ashtu i Prishtina RT, i cili në cak arriti për 04:14.256 minuta, ndërsa në podiumin e fituesve u gjend edhe Lëndrim Dogani. Anëtari i Prizrenit D&G u paraqit me Peugeot 106 dhe pati kohën 04:30.254 minuta.

Në konkurrencën ekipore, AK Ferizaj u rendit në pozitën e parë me 82.5 pikë, e dyta Prishtina RT me 75, ndërsa në pozitën e tretë u rendit AMTKK me 75 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat