Hamilton, hyn në grupin e pilotëve që arrin kuotën e 300 garave

Formula 1

Hamilton, hyn në grupin e pilotëve që arrin kuotën e 300 garave

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:50
Hamilton, hyn në grupin e pilotëve që arrin kuotën e 300 garave

Gara e Çmimit të Madh të Francës në Formula 1 që zhvillohet këtë fundjavë do të jetë e veçantë për 7 herë kampionin e botës, britanikun Lewis Hamilton.

 Piloti britanik do të zhvillojë garën e tij nr.300 në Formula 1. Ai do të bëhet piloti i gjashtë që arrin këtë shifër, ndërkohë që pranë kësaj kuote është edhe gjermani Sebastian Vettel (289 gara).

Piloti që ka zhvilluar më shumë gara mbetet finlandezi Kimi Raikkonen, me 353 gara. Por që këtë sezon do të vendoset një rekord i ri, pasi shumë pranë është Fernando Alonso, me 6 gara më pak.

Pilotët me më shumë gara në F1

1-Kimi Raikkonen, 353 gara

2-Fernando Alonso, 347 gara

3-Rubens Barrichello, 326 gara

4-Jenson Button, 309 gara

5-Michael Schumacher, 308 gara

6-Lewis Hamilton, 299 gara

7-Sebastian Vettel, 289 gara

Ndërkohë që, deri në fund të këtij sezoni janë edhe 11 gara për t’u zhvilluar. Në listën e pilotëve me mbi 300 gara janë edhe Rubens Barrichello (326), Jenson Button (309) e Michael Schumacher (308 gara).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat