Kampioni i botës në MotoGP kalon në F1

Formula 1

Kampioni i botës në MotoGP kalon në F1

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:33
Kampioni i botës në MotoGP kalon në F1

Sezoni 2022 i MotoGP është ndërprerë që prej 26 qershorit për shkak të pushimeve verore, për të rinisur më 7 gusht. Kjo periudhë është shfrytëzuar nga pilotët për t’u përgatitur për garat e mbetura, por edhe për të provuar aventura të reja.

Një të tillë do të përjetojë piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo, kampion bote në fuqi në MotoGP. Gjatë fundjavës së kaluar, ai ka qenë në garazhin e Mercedes, duke u ulur në njëvendëshen e pilotit britanik George Russell.

Ideja e Quartararo është të organizojë një test me makinën gjermane në fund të këtij sezoni, ashtu sikurse pat bërë Valentino Rossi në vitin 2019, në pistën e Valencia. Këtë gjhë e konfirmoi vetë piloti i Yamaha për “Sky Sports”.

“Po punojmë për të bërë të mundur pilotimin e një makine të Formula 1 në fund të vitit. Të kryqëzojmë gishtat që kjo gjë të realizohet. Ky sport është shumë ndryshe nga MotoGP dhe më pëlqen shumë, shpresoj të testoj makinën Mercedes një ditë”, tha Quartararo.

Fakt është që piloti francez ka testuar makinën gjermane në simulator pak pak kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat