Vajza e Ecclestones ofron shpërblim 7 milion euro për informacione

Formula 1

Vajza e Ecclestones ofron shpërblim 7 milion euro për informacione

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:41
Vajza e Ecclestones

Tamara Ecclestone, vajza e Bernie Ecclestone, ish-pronarit të Formula 1, ka ofruar një shpërblim prej 6 milionë stërlinash (mbi 7 milionë euro) për atë që do ta ndihmojë për të gjetur bizhuteritë që i janë vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2019.

38-vjeçarja, teksa ndodhej me pushime me familjen e saj, i kanë vjedhur shtëpinë, duke marrë sende me vlerën e 25 milionë stërlinave (30 milionë euro). Hajdutët kanë hyrë në vilën e saj me 57 dhoma në Kesington, një nga lagjet më të pasura në Londër.

“Kam mbetur e terrorizuar nga ajo ngjarje, nga fakti që persona të panjohur kanë kontrolluar çdo cep të shtëpisë time, prekin gjërat e mia, vjedhin gjërat e mia. Kjo do të thotë që s’mund të pushoj më kurrë e qetë në atë shtëpi, pasi nuk jam e sigurt si dikur” tha Tamara Ecclestone.

Dhe tani, pasi ka pritur gati dy vite që çështjen ta zgjidhë policia, ajo ka shkruar në Instagram se do të veprojë vetë: “Nëse ke informacionin e duhur, atëherë do të marrësh shpërblimin. E thjeshtë.” Për atë vjedhje janë arrestuar 3 persona, por jo shefi i tyre, serbi Daniel Vukovicq.

3 personat e arrestuar e dënuar në nëntor të vitit të kaluar janë dënuar me 28 vite burg, ndërsa shefi i tyre ndodhet në Beograd. Nga ajo vjedhje janë rikuperuar vetëm disa gjëra të vogla, si një palë vathë, që i mbante një prostitutë rumune në aeroport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat