Zbulohen detajet nga marrëveshja më e re në Formula 1

Formula 1

Zbulohen detajet nga marrëveshja më e re në Formula 1

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:04
Zbulohen detajet nga marrëveshja më e re në Formula 1

Janë zbuluar detajet e para të marrëveshjes mes Porshe-s dhe skuadrës së “Red Bull” në Formula 1, e cila do të nis të implementohet që nga viti 2026.

 Gjiganti “Porsche” thuhet se ka blerë 50% të aksioneve të “Red Bull” në F1 dhe tashmë kanë filluar të zbulohen detaje të marrëveshjes, para njoftimit zyrtar që pritet të bëhet muajin tjetër.

Thuhet se palët janë dakorduar qysh para tri javëve në Austri, por njoftimi është shtyrë për datën 4 gusht.

Në Austri ishte edhe gjiganti “Honda”, pikërisht për një marrëveshje me “Red Bull”, por në fund ishte “Porsche” që fitoi besimin. Ndryshe “Porsche” pritet të jetë përgjegjëse për ndërtimin sa më të mirë të bolidit në aspektin e fuqisë së motorit dhe shpejtësisë, si dhe do të bëjnë shasinë.

Mbetet të shihet se çfarë saktësisht do të thotë njoftimi zyrtar, për marrëveshjen mes dy markave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat