Verstappen “mbret” edhe në Hungari

Formula 1

Verstappen “mbret” edhe në Hungari

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 18:05
Verstappen

Sot u zhvillua Çmimi i Madh i Hungarisë, aty ku dominoi kampioni i botës në fuqi. Piloti i skuderisë Red Bull regjistroi fitoren e tetë në 13 gara të zhvilluara, duke u afruar me titullin e dytë botëror.

Podi u kompletua nga dy pilotët e Mercedesit. Lewis Hamilton u rendit në vend të dytë, ndërkohë që britaniku George Russell, i cili siguroi “pole position” një ditë më parë, nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.

Verstappen rrezikoi shumë në xhiron e 42-të. Holandezi u shfaq në vështirësi dhe humbi disa marshe, por ia doli të rigjente ritmin e duhur.

Xhirot e para u dominuan nga Russell, më pas e mori kryesimin Charles Leclerc, por skuderia Ferrari aplikoi sërish një strategji të gabuar me gomat.

Vendi i katërt (Sainz) dhe i gjashtë (Leclerc) për Ferrarin, ndërkohë që kampionati vijon të kryesohet nga Verstappen me 80 pikë më shumë se Leclerc.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat