Drejtori i Ferrarit shpjegon pse zgjodhi gomat e forta

Formula 1

Drejtori i Ferrarit shpjegon pse zgjodhi gomat e forta

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:07
Drejtori i Ferrarit shpjegon pse zgjodhi gomat e forta

Çmimi i Madh i Hungarisë rezultoi një dështim total për Ferrarin, edhe pse duhet thënë se gjithçka po shkonte mirë teksa Leclerc mori kryesimin në pistën e Hungarorin pasi parakaloi Mercedesin e George Russell.

Mirëpo, për ta hedhur garën në “koshin e plehrave”, mendoi drejtori i Ferrarit, Mattia Binotto që zgjodhi një strategji krejtësisht të gabuar teksa në bokse i vendosi Charles Leclerc një set gomash të fortë nga të mesëm që moengasku po përdorte dhe që po i jepnin rezultat. Një zgjedhje që edhe vetë piloti 24-vjeçar nuk e kuptoi, teksa Binotto ka justifikuar vendimin e tij duke theksuar se makina nuk kishte shpejtësi dhe se gomat e forta u vendosën me idenë për t’i dhënë rezultat makinës në fundin e garës.

“Shpejtësia e makinës nuk ishte ajo e duhura dhe në këtë pikë duhet të fokusohemi dhe të shqetësohemi.

Për mendimin tim nuk kishte rëndësi tipi i gomave sepse nuk ishim mjaftueshëm të mirë. E prisja që gomat e forta të kishin pak problem në xhirot e para sa të arrinin në temperaturën e duhur, mirëpo do të ishin shumë më të shpejta në fundin e garës.

Gjithsesi, e pranoj se gomat tek ne nuk funksionuan aq mirë sa bënë në makinat e tjera. Megjithatë, unë këmbëngul se nuk duhet të merremi shumë me strategjinë e gomave, por me faktin që makina nuk kishte ritmin e duhur”, u shpreh Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat