Rokadë pilotësh për sezonin e ri

Formula 1

Rokadë pilotësh për sezonin e ri

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:09
Rokadë pilotësh për sezonin e ri

Gjatë ditëve të fundit Formula 1 është “tronditur” nga disa ndryshime pilotësh, që kanë përfshirë ikona të këtij sporti. Kështu, 4 herë kampioni i botës, gjermani Sebastian Vettel, deklaroi tërheqjen e tij nga sporti.

Ai la një vend bosh te skuadra e Aston Martin, që u zu menjëherë nga një tjetër kampion bote, spanjolli Fernando Alonso. Ky i fundit do të lërë Alpine për t’u transferuar tek Aston Martin sezonin e ri, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Pra, një tjetër sedilje është bosh. Sipas “L’Equipe”, vendin e lënë bosh nga Alonso tek Alpine pritet ta zërë australiani Daniel Ricciardo. Ai nuk ka një marrëdhënie të mirë me McLaren, teksa ka zhgënjyer këtë sezon me rezultatet e tij.

Ndaj australiani pritet të shkojë tek Alpine dhe vendin e tij te McLaren mund ta zërë një debutues në Formula 1, patrioti i tij Oscar Piastri. 21-vjeçari është kampion në fuqi në Formula 2 dhe gati për të bërë hapin e madh dhe kaluar në Formula 1.

Në rast se nuk do të realizohet kjo rokadë, Ricciardo do të qëndrojë me McLaren, ku ka ende edhe një vitë kontratë. Ndërsa Piastri do të garojë me Alpine, ku këtë vit është piloti rezervë. Në çdo rast, për australianin 21-vjeçar, sezonin e ri do të happen dyert e Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat