Hamilton: S’ka fjalë për makinën e Verstappen!

Formula 1

Hamilton: S’ka fjalë për makinën e Verstappen!

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 17:41
Hamilton: S’ka fjalë për makinën e Verstappen!

Max Verstappen regjistroi triumfin e tetë nga 13 gara në këtë kampionat të Formula 1. Piloti i Red Bull edhe pse u nis nga vendi i 10-të, doli sërish triumfues nga Çmimi i Madh i Hungarisë falë strategjisë së skuadrës, por edhe forcës motorike të makinës që në pistën e Hungaroring ishte pajisur me disa pjesë të reja.

Suksesin e holandezit e komentoi edhe Lewis Hamilton që e mbylli garën në vendin e dytë, por shumë larg Verstappen pa pasur mundësinë për ta konkurruar në pistë. Britaniku thekson se ajo çfarë Kampioni i Botës bëri në Hungari, dëshmon më së miri sa makinë e kompletuar është Red Bull-i që në këtë formë iu lë pak shanse rivalëve.

“Fakti që Verstappen e nisi garën në vendin e dhjetë dhe sërish ishte 10 sekonda para nesh në finish, tregon shumë për makinën që ka ndërtuar në këtë sezon Red Bull. Mendoj se edhe ne e kishim potencialin për të fituar në Hungari, por ndoshta duhej të punonim më mirë si skuadër.

Russell u nis nga Pole Position dhe njëri nga ne duhej të kishte mbështetur tjetrin me një strategji më të zgjuar.

Megjithatë, për ne është një arritje e madhe që u ngjitëm të dy në podium dhe ishte hera e parë në këtë sezon ku luftuam dhe triumfuam ndaj Ferrarit. Red Bull mbetet përpara. Gjithsesi, dy podiume në dy garat e fundit na mbushin me shpresë për pjesën e dytë të sezonit”, u shpreh Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat