Më 93 pikë epërsi ndaj rivalëve

Formula 1

Më 93 pikë epërsi ndaj rivalëve

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:38
Më 93 pikë epërsi ndaj rivalëve

Më 93 pikë epërsi ndaj rivalëve piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen ka hipotekuar titullin kampion bote në Formula 1.

Ai e nisi garën e Belgjikës nga vend ii 14-të dhe pa shumë mund e fitoi atë, duke korrur suksesin e nëntë sezonal në 14 gara të zhvilluara deri më tani.

Holandezi falënderoi për këtë triumf skuadrën e tij, që i ka dhënë mundësinë të ndërtojë një makinë të shpejtë, që ai e krahasoi me një raketë.

“Fitore fantastike. Në Belgjikë kisha një makinë që dukej si një raketë, ishte shumë e shpejtë dhe nuk na ndalte dot askush”, tha Verstappen.

“Tani na duhet vetëm të mendojmë të bëjmë sa më shumë pikë për ta mbyllur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse vazhdojmë kështu, s’na kap dot njeri dhe do të duelojmë për fitore të dyfishtë në çdo pistë”, u shpreh Max Verstappen, që po shijon momentin e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat