Ylli i Formula 1 ndahet nga e dashura modele: Ju lutem respektoni...

Formula 1

Ylli i Formula 1 ndahet nga e dashura modele: Ju lutem respektoni...

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 16:52
Ylli i Formula 1 ndahet nga e dashura modele

Ylli i Formula 1, Lando Norris është ndarë nga e dashura, Luisinha Oliveira 8 muaj pasi bënë lidhjen publike. Dyshja konfirmuan se ata ishin në një romancë në janar pas disa muajsh spekulimesh. Norris postoi foto në Instagram me modelen të cilën e quajti “rreze ime e diellit”.

Por dyshja kanë vendosur të ndahen dhe ylli i McLaren njoftoi vendimin në mediat sociale. 22-vjeçari shkroi: “Luisa dhe unë kemi vendosur reciprokisht t’i japim fund lidhjes sonë, por të mbetemi miq të mirë.

I uroj asaj çdo të mirë dhe kam kaq shumë respekt për të dhe gjithçka që ajo bën si një grua e mahnitshme dhe e fortë, me asgjë tjetër veç mirësi. Ju lutemi respektoni vendimin tonë, por më e rëndësishmja veçanërisht privatësinë e saj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund.”

Oliveira nuk ka komentuar ende për ndarjen, ndërsa në një postim në rrjetet sociale që duket se i referohej fundit të romancës me 22-vjeçarin shkroi: “Gëzojeni çdo moment të caktuar”.

Ndarja e Norris dhe Oliveira vjen si surprizë pasi ata publikon foto së bashku ku dukeshin të lumtur vetëm 4 javë më parë.

Oliveira postoi një foto të saj dhe të yllit të F1 duke buzëqeshur ndërsa kishin veshur bluze me ngjyrë me mbishkrimin shoqërues: “Matchy matchy!”

22-vjeçarja është motra e vogël e aktorit portugez Beatriz Barosa. McLaren po shpreson që ndarja e Norris të mos shkëpusë vëmendjen e tij përpara Çmimit të Madh të Holandës të së dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat