Vettel për incidentin me Hamilton: Pilotët të “mbajnë gojën”!

Formula 1

Vettel për incidentin me Hamilton: Pilotët të “mbajnë gojën”!

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 14:40
Vettel për incidentin me Hamilton: Pilotët të “mbajnë gojën”!

Edhe pse ka kaluar një javë nga Çmimi i Madh i Belgjikës, vijon të ndihet jehona e incidentit në kthesën e parë mes Lewis Hamilton dhe Fernando Alonsos.

Piloti spanjoll nuk i kurseu komentet ofenduese ndaj britanikut duke theksuar se Hamilton di t’i japë makinës vetëm kur niset nga vendi i parë.

Gjithsesi, spanjolli kërkoi falje pasi iu ulën nervat ndërsa së fundmi episodin mes Alonsos dhe Hamilton, e ka komentuar edhe Sebastian Vettel. Katër herë Kampioni i Botës me RedBull theksoi se Alonso gaboi me komentet ndërsa shtoi se të gjithë gabojnë në pistë.

“Ishte një koment emocional në garë, pasi mendon se mund të ketë pësuar dëme makina dhe në këtë formë gara merr fund. Por, ne e dimë shumë mirë se komunikimet në radio janë publike dhe mendoj se komenti i Alonsos ishte fyes dhe ai tregoi mungesë respekti.

Hamilton është një nga pilotët më të drejtë në pistë dhe nuk e kishte për qëllim të shkaktonte aksident. Po, e vërtetë gaboi, por të gjithë në pistë gabojmë. Edhe Alonso gabon”, u shpreh Vettel që në fundin e sezonit do të tërhiqet përfundimisht nga Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat