Shefi i Mercedes kritika për tifozët e Verstappen!

Formula 1

Shefi i Mercedes kritika për tifozët e Verstappen!

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:51
Shefi i Mercedes kritika për tifozët e Verstappen!

Provat zyrtare të Formula 1 për Çmimin e Madh të Holandës në pistën e Zandvoort, u ndërprenë për shkak të tymuesve që tifozët hodhën në pistë. Atmosfera në Holandë ishte tejet elektrizuese për shkak të Max Verstappen, pilotit të shtëpisë.

Mirëpo, hedhja e tymuesit në pistë mund të shkaktonte pasoja për pilotët teksa kritika të forta për tifozerinë holandeze erdhën nga shefi i Mercedes, Toto Wolf i cili theksoi se ndonjë prej pilotëve mund të humbiste jetën prej idiotëve në tribuna.

“Po shikonim kamerat dhe Lewis ishte duke dalë nga bokset, nuk e di nëse dikush e hodhi tymuesin për të.

Por, ishte në një pjesë të pistës ku do të kalonte Hamilton, shpresoj që organizatorët të mos tolerojnë sepse ndonjë prej pilotëve rrezikon të vdesë nga gjestet e këtyre idiotëve”, u shpreh Wolf. Nga ana tjetër, edhe Verstappen kritikoi tifozët e tij duke theksuar se hedhja e tymuesit në pistë ishte një gjest idiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat