Todt flet për situatën e Schumacherit

Formula 1

Todt flet për situatën e Schumacherit

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 00:11
Todt flet për situatën e Schumacherit

Gjendja shëndetësore e ish-pilotit të Formula 1, Michael Schumacher, ka mbetur mister i madh për gati një dekadë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident në Alpet Franceze, në vitin 2013. Familja dhe miqtë e tij nuk kanë dhënë shumë informacione për gjendjen e tij.

Të dhënat e pakta për “Mbretin” e Formula 1 kanë ardhur nga Jean Todt, miku i tij dhe ish-shefi i Ferrarit (ekip në të cilin shkëlqeu gjatë karrierës së tij të gjatë), i cili ka folur sërish për Michael.

“Jam i lumtur që tifozët, dhe jo vetëm në Gjermani, mendojnë kaq shumë për të. Njerëzit pyesin shumë për Michael”, foli Todt për “Sport Bild”.

“Fansat duhet ta dinë që është në duart të sigurta, në gjendjen më të mirë që mundet, i rrethuar nga njerëz që e duan”.

Përveçse është i vetëdijshëm për gjendjen shëndetësore të mikut të tij falë gruas dhe familjes së Michael, Jean Todt ka konfirmuar se shpesh viziton Corinnan dhe pjesën tjetër të familjes: “Ndonjëherë shihemi tri herë në javë, ndonjëherë jo për një muaj të tërë. Ata janë miqtë e mi dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm. Çdo gjë që mund ta bëj për familjen Schumacher, do ta bëj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat