Piloti holandez ironi me Ferrarin

Formula 1

Piloti holandez ironi me Ferrarin

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 15:34
Piloti holandez ironi me Ferrarin

Në Çmimin e Madh të Holandës, piloti i Ferrarit Charles Leclerc ia doli ta mbyllë garën në vendin e tretë, mirëpo shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz u penalizua ndjeshëm nga instruktorët e kokëkuqjes në momenin që spanjoli u fut në bokse për të ndryshuar gomat.

Mekanikët e skuderisë italianë bënë një gafë trashanike teksa harruan të merrnin të katërt gomat duke u vonuar ndjeshëm me Sainz që humbi disa pozicione kur u rikthye në pistë. Rreth këtij incidenti qesharak të Ferrarit, ka ironizuar edhe piloti holandez i garave automobilistike, Tim Coronel i cili hedh dyshime nëse te Ferrari flasin të gjithë italisht ndërsa tallet edhe me spagetin, gatimin tradicional të italianëve.

“E kuptojnë ata që po merren me Formula 1, nuk po trazojnë spagetin aty në pistë.

Pastaj, a flasin të gjithë italisht te bokset e Ferrarit, të gjithë e dimë që për të ndryshuar gomat duhen katër copë. E habitshme si harruan gomën e pasme. Edhe nëse pit-stopi ishte i paparalajmëruar, sërish mekanikët duhet të ishin gati”, u shpreh Coronel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat