Edhe Verstappen niset i penalizuar në Monza

Formula 1

Edhe Verstappen niset i penalizuar në Monza

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 19:36
Edhe Verstappen niset i penalizuar në Monza

Çmimi i Madh i Italisë është “pas dere” me skuderitë që tashmë kanë nisur provat e para në pistën e Monzës. Ferrari kërkon paraqitjen fantastike në shtëpi, ndërsa mund të favorizohet edhe nga penalizimet e Mercedesit të Hamilton si dhe RedBullit të Max Verstappen.

Kështu, pas britanikut që do të niset nga fundi për shkak të ndryshimit të motorit, edhe piloti holandez, kampion i botës në fuqi, do ta startojë garën e së dielës me një penalizim prej pesë pozicionesh.

Kjo sepse mekanikët e RedBull kanë ndryshuar një pjesë në motorin e makinës së Verstappen me holandezin që mesa duket do të duhet të djersijë për të triumfuar në Itali dhe për t’u afruar gjithnjë e më shumë me titullin e dytë kampion.

Aktualisht, 24-vjeçari udhëheq renditjen e Botërorit me 310 pikë, ndërsa pas tij me një distancë prej 109 pikësh vjen Sergio Perez dhe Charles Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat