Ferrari dominon në Monza

Formula 1

Ferrari dominon në Monza

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 19:03
Ferrari dominon në Monza

Charles Leclerc me Ferrari siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Monza, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1.

Piloti monogask i “kokëkuqes” dha kohën 1’20”161, duke qenë më i shpejti në pistë, kohë e arritur në përpjekjen e tij të fundit.

Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, por që do ta nisë garën nga vendi i shtatë, pas penalizimit. Në total, janë 9 pilotë që kanë marrë penalizime, për shkak të modifikimeve që kanë bërë në makinat e tyre. Kohën e tretë e dha Carlos Sainz me makinën tjetër Ferrari, ndjekur nga Sergio Perez me Red Bull. Edhe këta dy pilotë do të kenë penalizime.

Në vendet 5-6 u klasifikuan dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton e George Russell. Ky i fundit do ta nisë garën nga vija e parë (i dyti), pasi ata që janë para tij do të pësojnë penalizime. Në “top-10” u klasifikuan edhe Norris, Ricciardo, Gasly e Alonso.

Gara e nesërme pritet të jetë mjaft interesante, duke parë që mjaft pilotë “big” do ta nisin atë nga mesi apo fundi i renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat