Demolli vazhdon me fitore, në podium edhe Daka e Rama

Formula 1

Demolli vazhdon me fitore, në podium edhe Daka e Rama

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 23:07
Demolli vazhdon me fitore

Gazmend Demolli është fitues i garës në disiplinën malore “Molika 2022”, e cila u mbajt të dielën në afërsi të qendrës së skijimit në Brezovicë.

Demolli me Radicall SR8 LM deri te fitorja arriti me kohën 03:39.063 minuta, përfshirë dy vozitjet. Shtegun prej 3.9 kilometra ai e kaloi për 01:49.428 dhe 01:50.265 minuta.

I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Ernest Daka me BMW M3 me kohë 03:55.051 (01:57.091 dhe 01.57.960).

Podiumi i fituesve u plotësua nga Faton Rama, i cili me Renault Clio pati kohë 04:10.658 minuta (02:06.653 dhe 02:04.005).

Në konkurrencën ekipore në tri pozitat e para u renditën: AK Ferizaj me 55 pikë, Prishtina RT me 50 dhe AMTKK me 50 pikë.

FASK falënderon personelin e hotelit “Rock” për mikpritjen dhe ndihmën e ofruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat