Marquez: Nuk kam më dhimbje

Formula 1

Marquez: Nuk kam më dhimbje

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:45
Marquez: Nuk kam më dhimbje

Marc Marquez zhvilloi 40 xhiro në pistën e Misano, gati 100 ditë nga operacioni i katërt në shpatull. Piloti spanjoll i Honda shpreson të zhvillojë ndonjë garë këtë sezon edhe pse objektivi i tij kryesor është sezoni i ardhshëm në MotoGP.

Duke folur për gjendjen e tij pas testeve, Marquez sqaron: “Jam i kënaqur për testet që kreva. Fillimi ishte i vështira dhe isha i pakënaqur, por më pas nisa të rikuperoja. Mund të them që më mungon ende forca e nevojshme në shpatull dhe krah për të komanduar 100% motorin”.

“Ndihem më mirë dhe i kënaqur pasi kompletova programin që kisha.

Krahu është më mirë krahasuar me fillimin e sezonit, sidomos në kthesa e komandoj më mirë. Gjithsesi, me këtë gjendje mund të kompletoj 4-5 xhiro dhe jo 20 që ka një garë”, tha spanjolli.

“Unë nuk e di se kur mund të rikthehem në pistë për të garuar. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat, por shoh se kam nevojë për më shumë forcë fizike në krah edhe pse nuk kam më dhimbje. Objektivi im është të jem 100% gati për sezonin e ri”, tha Marc Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat