Hamilton: Duhet fat për të marrë fitore këtë sezon

Formula 1

Hamilton: Duhet fat për të marrë fitore këtë sezon

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 08:18
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton thotë se do të jetë e vështirë që të marrë fitore këtë edicion.

Sezoni i vitit 2022 në Formula 1 po del të jetë një nga më jo-atraktivët, me skuadrën e Red Bull që po dominon sezonin përmes pilotit Max Verstappen.

Hamilton i Mercedes thotë se për të marrë një fitore këtë edicion duhet të ketë shumë fat, pasi Red Bull janë thuajse të pakapshëm.

“Ne duhet të jemi realistë, Red Bull janë pothuajse të pakapshëm”, ka thënë Hamilton.

“Duhet fat për të mposhtur atë bolid.  Ata janë përpara të gjithëve. Nuk është e pamundur, sepse mund të fitonim në Budapest”, shtoi mes tjerash ai.

Hamilton nuk ka marrë akoma ndonjë fitore këtë edicion. Ai vazhdon të jetë në kërkim të triumfit, ndonëse bolidi i Mercedes nuk është në performancat më të mira të mundshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat