Bagnaia: Rossi të jetë trajneri im

Formula 1

Bagnaia: Rossi të jetë trajneri im

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 13:00
Rossi

“I kam kërkuar Valentino Rossi të jetë trajneri im, por ai nuk është përgjigjur ende”. Ka qenë kjo deklarata e bërë sot nga pista e Aragon e pilotit italian Francesco Bagnaia, që synon të fitojë titullin e parë kampion bote në MotoGP.

“Të shohim nëse me kalimin e kohës do të më ndihmojë sërish.

I kam kërkuar që të vijë të më shohë në ndonjë garë. Të më shohë nga jashtë dhe të bëjë tifo si trajneri im.

Më ka premtuar se kur do të vijë do të më ndihmojë”, tha Bagnaia.

“Shpresoj që vitin tjetër të vijë më shpesh. Është i jashtëzakonshëm si trajner dhe falë tij jam sot në MotoGP, pasi më ka përkrahur e mësuar shumë në kategoritë e vogla para se të vija këtu”, u shpreh piloti i Ducati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat