Te Ferrari pranojnë dominimin e Red Bull

Formula 1

Te Ferrari pranojnë dominimin e Red Bull

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:51
Te Ferrari pranojnë dominimin e Red Bull

“Në garat e fundit kemi qenë pranë Red Bull dhe kemi dueluar për fitore. Ne jemi një makinë dhe skuadër që jemi përgatitur për të luftuar për fitoren. Gjithsesi, Red Bull ka qenë në një nivel fantastik dhe po na e bëjnë të vështirë sezonin”, u shpreh piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz.

“Na mjafton ta përmirësojmë sadopak makinën dhe do të jemi në një nivel me Red Bull. Objektivi ynë mbetet fitorja. Rikuperimi që kemi bërë për një vit është i jashtëzakonshëm”, tha më tej Sainz, në sezonin e dytë me “kokëkuqen” në Formula 1.

Këtë vit, ai arriti në Silverstone fitoren e parë në karrierë:

“Ajo fitore më bëri të ndihem krenar. Gjithsesi, ky sezon ishte disi i ndërlikuar për mua, me disa gara ku nuk arrija të grumbulloja pikë. Tani kemi edhe 6 gara jashtë Europës, në pista që më pëlqejnë”, u shpreh Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat