Schumacher ka 50 për qind rast të garojë me këtë makinë

Formula 1

Schumacher ka 50 për qind rast të garojë me këtë makinë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 11:13
Schumacher ka 50 për qind rast të garojë me këtë makinë

E ardhmja e Mick Schumacher mund të jetë sërish makina Haas, duke rinovuar edhe me një vit kontratën në Formula 1.

Lajmi nuk është ende zyrtar, por Gunther Steiner, shefi i makinës amerikane, duket se është gati t’i japë edhe një shans pilotit të ri gjerman.

“Do të ulemi me Binotto të tavolinë dhe do të diskutojmë e vendosim. Sot për sot, Mick ka 50% shanse që të qëndrojë edhe një sezon me ne. Gjithsesi, ende asgjë nuk është vendosur. Nuk do të vendosim së shpejti, por as nuk duhet të vihemi nën presion”, tha Steiner.

“Në garën e fundit, në Monza, bëri një paraqitje të mirë, por në listën e pilotëve që po monitorojmë ka edhe persona të tjerë.

Mund të përmend dy emra, si Nico Hulkenberg dhe Daniel Ricciardo. Ky i fundit duhet të vendosë se çfarë do të bëjë. Të shohim edhe pak kohë”, tha Steiner.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat