“Zymi 2022”, gara e fundit në disiplinën malore për këtë vit

Formula 1

“Zymi 2022”, gara e fundit në disiplinën malore për këtë vit

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 23:38
“Zymi 2022”

Kampionati i Kosovës në automobilizëm ka hyrë në fazën përfundimtare. Në këtë fundjavë mbahet gara e fundit për këtë vit në disiplinën malore, “Zymi 2022.

Interesimi për garë është i madh, ashtu si gjithmonë për këtë disiplinë.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 09:30-11:00 për të vazhduar me kontrollin teknik, verifikimin e dokumentacionit, takimin e Komisionit Sportiv e publikimin e listës startuese.

Mbyllja e shtegut për veturat civile bëhet në orën 12:15, ndërsa pas brifingut me garues, starti i vozitjes së parë testuese është paraparë për orën 13:00.

Të dielën procedurat fillojnë në orën 10:00, ndërsa gara zyrtarisht fillon në orën 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat