Makina merr flakë në bokse, piloti i Formula 1 largohet

Formula 1

Makina merr flakë në bokse, piloti i Formula 1 largohet

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 17:49
Makina merr flakë në bokse, piloti i Formula 1 largohet

Makina Alpha Tauri e Pierre Gasly mori flakë papritur teksa piloti francez ishte në bokse.

Në fakt, gjithçka ishte nën kontroll me mekanikët që po shoqëronin makinën së bashku me pilotin në brendësinë e bokseve teksa po zhvillohej sesioni i dytë i provave të lira në Singapor.

Por, pjesa e pasme e Alpha Taurit mori flakë ndërsa Gasly mundi të largohej nga makina në limite pa pësuar dëme.

Për fat të mirë mekanikët u treguan të shpejtë dhe e fikën menjëherë zjarrin ndërsa në ndihmë erdhën edhe mekanikën e Aston Martin të gjendur aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat