Synon të sjellë titullin e parë që nga koha e Rossi

Formula 1

Synon të sjellë titullin e parë që nga koha e Rossi

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 12:06
Synon të sjellë titullin e parë që nga koha e Rossi

Gara e fundit e botërorit të MotoGP, zhvilluar në Japoni, rihapi botërorin e motoçiklizmit. francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, ka vetëm 2 pikë avantazh ndaj italianit të Ducati, Francesco Bagnaia. Ndërkohë që, deri dy muaj më parë gjithçka dukej e mbyllur për sa i përket titullit kampion.

Disa fitore radhazi të Bagnaia dhe problemet që po has Yamaha, kanë penalizuar shumë Quartararo, që sheh t’i ikë titulli nga duart. Ndërkohë që, ai që “fërkon duart” është piloti italian, që mund të bëhet italiani i parë pas Valentini Rossi që shpallet kampion bote në MotoGP.

“Do të ishte diçka fantastike të sjell një fitull në Itali pas Rossi.

Gjithnjë kam shpresuar të jem pasardhësi i tij. Gjithsesi, asgjë nuk është e sigurt, pasi botërori është ende i hapur.

Gara e fundit na riktheu shpresën dhe tashmë gjithçka varet nga unë dhe skuadra. Jam i motivuar, por nuk duhet të gabojmë më”, tha Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat