Pier Gasli kalon tek “Alpin”

Formula 1

Pier Gasli kalon tek “Alpin”

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:47
Pier Gasli kalon tek “Alpin”

Piloti francez në Formula 1, Pierr Gasli, në sezonin e ardhshëm do të drejtojë makinën e skuadrës “Alpin”.

Në anën tjetër, në vendin e tij, te skuadra e “Alfa Tauri”, do të jetë piloti holandez, Nik De Vris.

Francezi Gasli do të zëvëndësojë Fernando Alonson dhe do të bashkohet me Esteban Okonin, një mik nga fëmijëria e tij, duke krijuar dyshen franceze nga viti 2023 te skuadra “Alpin”.

Kujtojmë se Gasli në karrierën e tij të deritanishme, ka shënuar një fitore, duke triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Monza, në vitin 2020.

Ndërkohë, De Vris, te skuadra “Alfa Tauri” do të jetë kolegë me pilotin japonez Juni Cunoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat