Të dielën, gara e fundit për kampionatin e sivjetmë

Formula 1

Të dielën, gara e fundit për kampionatin e sivjetmë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:25
Të dielën, gara e fundit për kampionatin e sivjetmë

Kampionati i sivjetmë i Kosovës ka arritur në pikën përfundimtare.

Ka mbetur vetëm edhe një garë për t’u zhvilluar dhe ajo është në disiplinën e auto sllallomit, që do të mbahet të dielën në Sllatinë.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për garën e fundit, e cila në disa nga klasat e përcakton edhe renditjen në plasmanin gjeneral, atëherë është e sigurt se interesimi për pjesëmarrje do të jetë i madh.

Disiplina e auto sllallomit ishte mjaft interesante edhe për faktin se morën pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i femrave, konkurrencë kjo në të cilën pati mjaft rivalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat