Kalenderi e Dushi synojnë sukses në Skradin

Formula 1

Kalenderi e Dushi synojnë sukses në Skradin

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 15:44
Kalenderi e Dushi synojnë sukses në Skradin

Liridon Kalenderi dhe Përparim Dushi do të marrin pjesë në garën “Hill Climb Monsters”, e cila në këtë fundjavë mbahet në Skradin të Kroacisë.

45 garues nga vende të ndryshme të Evropës do të garojnë në këtë garë prestigjioze, në të cilën konkurrenca është shumë e fortë, por që garuesit tanë janë optimistë për rezultate të mira.

Në shtegun prej 3.2 kilometrave, Kalenderi do të garojë në Grupin 3, ku janë shtatë garues dhe do të jetë “luftë” e madhe për podium.

Kalenderi si konkurrentë kryesorë i sheh trajnerin e tij (të cilin e pati në Çeki dhe Buzet), Michat Ratajczyk me Mitsubishi Evo Lancer X dhe kroatin Domagoj Perekovic me Mitsubishi Lancer Evo IX.

Ky i fundit është rekordmen i shtegut dhe sigurisht do të ketë përparësi, pasi e njeh shumë mirë terrenin.

Ndërsa, Përparim Dushi garon në Grupin 2, ku konkurrentët e tij  kryesorë pritet të jenë: Stijepo Manenica dhe Fahrudin Dolic.

“Liri” e “Zhuqa” tashmë janë në Skradin dhe të gatshëm për sfidën e kësaj fundjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat