Po rritet me shifra të frikshme

Formula 1

Po rritet me shifra të frikshme

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:30
Po rritet me shifra të frikshme

Piloti i ri holandez Maks Verstappen vendosi këtë vit rekordin e 14 fitoreve brenda një sezoni, rekord që mund të thyhet sërish në dy garat e mbetura. 25-vjeçari që garon me “Red Bull” ka debutuar në Formula 1 në vitin 2015, duke u bërë edhe piloti më i ri në moshë që fiton një garë (në vitin 2015, në moshën 19-vjeçare).

Jo vetëm kaq, por këtë vit, Verstapen ka hyrë në listën e 500 qytetarëve më të pasur në Holandë. Sipas revistës “Quote”, pasuria e pilotit të “Red Bull” shkon mbi 120 milionë euro.

Një shifër që mund të duket jo fort e madhe, por e konsiderueshme për një 25-vjeçar, që piloton në pista me shpejtësi marramendëse.

Me dy tituj kampionë të fituar tashmë nga Verstapen edhe pasuria e tij po rritet ndjeshëm, teksa kontrata aktuale prej 40 milionë euro në sezon e ndihmon. Ndërkohë që, ai përfiton edhe mjaft të ardhura të tjera nga sponsorët e publiciteti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat