Çmenduri, 500 dollarë një biletë në këmbë

Formula 1

Çmenduri, 500 dollarë një biletë në këmbë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 13:25
Çmenduri, 500 dollarë një biletë në këmbë

Mes risive të sezonit tëardhshëm në Formula 1 do të jetë gara që do të zhvillohet në Las Vegas, në Amerikë. Një garë që pritet të jetë spektakolare në vendin e kazinove, teksa pista do të jetë tërësisht qytetase, një garë që rikthehet në këtë qytet pas 40 vitesh.

Pritja kaq e gjatë ka bërë që kërkesat për të ndjekur “live” garën janë të mëdha. Ajo do të zhvillohet në mbrëmjen e 18 nëntorit 2023, pra pas një viti. Duke nisur nga sot, në shitje kanë dalë biletat për këtë garë, por me një surprizë.

Do të jenë 6 zona pranë cirkuitit, ku do të ketë zona të hapura për publikun, por që spektatorët do të duhet të shpenzojnë shifra marramendëse. Çmimi minimal për të asistuar përgjatë gjithë fundjavës, duke përfshirë edhe ushqimin e pije joalkolike është 500 dollarë.

Ata që do të paguajnë këtë shumë nuk do të kenë mundësi të sigurojnë një karrige, pasi do t’i ndjekin provat apo garat në këmbë. Kjo është një zonë që ndodhet mes kthesave 5 deri në 9. Ndërsa biletat për t’u ulur në këtë zonë të hapur për publikun do të shkojnë deri në 2000 dollarë.

Gjithsesi, kjo shumë është e vogël krahasuar me çmimin e biletës në zonat kryesore, atë të nisjes/finishit, ku një biletë shkon deri në 10 mijë dollarë. Pra, tifozët për këtë garë do të duhet të zbrasin mirë xhepat nëse dëshirojnë të shohin garën nga afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat